Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka gjetur vdekjen.
Siç mëson Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.
Murati me profesion ka qenë mjek.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetaksident me motor.
“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.
“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.
Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person