Ia ktheu shpinën Kurtit, Drita Millaku s’humb kohë- Del të bëjë fushatë për LDK’në
Drita Millaku, tashmë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), menjëherë ka filluar aktivitetin e saj bashkë me akterë të tjerë të LDK’së pasi ia ka kthyer shpinën VV’së.
Millaku është parë bashkë me kryetarin e degës së LDK’së në Prizren, Driton Selmanajn, në këtë komunë. Prizreni është edhe komuna e tashmë anëtares më të re të LDK’së.
Fotografia është shpërndarë nga vetë deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj në ‘Facebook’.
“Me miqë të mirë, në vend të mirë”, thuhet në postimin e Selmanajt.