Daçiq pretendon se është arrestuar një shqiptar në kufirin Serbi-Hungari
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka pretenduar se një shqiptar është arrestuar të shtunën në Horgos, në kufirin Serbi-Hungari.
Sipas “Kosovo-Online”, Daçiq ka pretenduar se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999 me disa pjesëtarë të UÇK-së.
“Këtë mëngjes, rreth orës gjashtë, me urdhët të zyrtarëve policorë, një person është arrestuar për shkak të dyshimeve se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile së bashku me disa pjesëtarë të të UÇK, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën, kanë rrëmbyer bashkëshortët e nacionalitetit serb dhe më pas i kanë dërguar në një burg të improvizuar ku kanë vazhduar keqtrajtimin fizik dhe psiqik.” – ka pretenduar ai.