Shoqata e Prokurorëve për kërcënimet ndaj kryeprokurorit të Prizrenit: Përpjekje për të frikësuar institucionet e drejtësisë

Shoqata e Prokurorëve për kërcënimet ndaj kryeprokurorit të Prizrenit: Përpjekje për të frikësuar institucionet e drejtësisë

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Në reagimin e shoqatës, thuhet se ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend.

“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor.” – thuhet tutje në njoftim.

“Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Shpërndaje në: