Hipokrizia e Muratit: Më herët pagat e sektorit publik rriteshin në kohë të fushatës

Hipokrizia e Muratit: Më herët pagat e sektorit publik rriteshin në kohë të fushatës

Tashmë kur zgjedhjet po afrohen, Qeveria Kurti para pak ditësh njoftoi për rritje të pensioneve rreth 20 euro. Ndërkohë, ministri Hekuran Murati në një postim ku flet për pagën mesatare ndër vite, thotë se e njëjta për punonjësit e sektorit public është rritur më herët në kohë fushate.

Sipas tij, “të dhënat tregojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat”.

Kështu, Murati pretendon se “miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, ka rënë”.

“Miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, bie përfundimisht. Përderisa është e vërtetë se në vite të caktuara kishte pasur rritje të pagave në sektorin publik me vendime në kohë fushate zgjedhore, të dhënat e dëshmojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat. Kjo gjë shihet qartë në vitin 2014, kur pagat në sektorin publik ishin rritur me vendim qeveritar gjatë fushatës, mirëpo mesatarja në tërë ekonominë, përfshirë sektorin publik dhe privat, ishte rritur vetëm 4.4%.” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në: