Kosova U21 turpërohen nga Polonia në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Toverlani i morën 4 gola
Kombëtarja e Kosovës U21 i ka bërë konak sonte Polonisë U21.
Kjo e fundit arriti fitore prej 4-0 ndaj “Dardanëve” të rinj.
Golin e parë, polakët e shënuan në minutën e 21-të, derisa në 10 minutat e ardhshëm shënuan edhe dy herë të tjera.
Golin e katërt, mysafirët e shënuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, përmes penalltisë.
Mustafë Abdullahu ishte fajtor në dy gola të pranuar, derisa atë e zëvendësoi Leo Besson menjëherë pas pjesës së parë.
Kështu, Kosova qëndron në pozitën e katërt me 12 pikë.
Gjermabnia kryeson, derisa Polonia me sonte siguroi pozitën e dytë.