Gruda i PDK-së në DASh: Miqësia e Kosovës me ShBA, kapitali më i madh politik që ka vendi ynë
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda sot është pritur në Depertamentin Amerikan të Shtetit nga Anna Morrison.
Gruda përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se diskutuan për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Postimi i plotë:
Sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim me Anne Morrison, Zyrtare e Lartë për Kosovën. Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popollit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë.