Agim Aliu e çmonton me fakte Dimal Bashen, shkak anëtarësimi i komunave veriore në AKK
Agim Aliu kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka dëmantuar me fakte deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, sa i përket anëtarësimit dhe pagesave të komunave veriore në këtë organizëm.
Aliu, në një reagim në faqen e tij në “Facebook” ka publikuar edhe faturat e anëtarësimit e që nënkupton se këto komuna janë pjesë e AKK`së.
“Në valën e shpifjeve për anëtarësimin e pagesat e anëtarësisë së komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ja dëshmitë që flasin zëshëm e pakundërshtueshëm për të vërtetën”, ka shkruar Aliu.
Ky reagim i Aliut ka ardhur pasi që Dimal Basha i VV`së tha se kujt po i pengon antarësimi i komunave veriore në Asociacioin e Komunave të Kosovës.
“Prapë po gënjen Agim Aliu! Tregoni çka po ju pengon anëtarësimi në Asocacionin tuaj, apo e keni me porosi m’i lënë jashtë sepse nuk i konsideroni si komuna të Kosovës!”, kishte shkruar Basha gjatë ditës së sotme.