“Pensionistët mbeten të lënë pas në krahasim me rritjet e pagave në sektorin publik”
Në komentet e tij, Naim Jakaj nga IKD kritikoi Qeverinë për prioritetet e saj të papërgjegjshme në raport me rritjen e pagave për pozitat e larta publike krahasuar me pensionet.
“Ndërsa pagat e zyrtarëve publikë u rritën me shpejtësi në vitin 2022, pensionet mbetën të pamjaftueshme, duke mos pasqyruar as minimumin e jetesës,” tha Jakaj, duke kërkuar një rregullim më të drejtë të politikave pensionale në Kosovë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me përkrahje të National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, më 11 tetor 2024, organizuan një takim diskutues me pensionistët ku u publikua raporti “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”.