E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur
Viktima është Visar Muriqi, i moshës rreth 45-vjeçare, raporton Sinjali.
Shpërthimin fillimisht e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se nga ky rast ka edhe një viktimë.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë ai.