Quni – Kusarit: S’e di si ju ka detyruar Kurti të bëni marrëveshje me krijesën e inteligjencës se Serbisë

Quni – Kusarit: S’e di si ju ka detyruar Kurti të bëni marrëveshje me krijesën e inteligjencës se Serbisë

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputeti Anton Quni, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e ka detyruar Kusari Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq.
“Fajtor është kryeministri juaj Albin Kurti. Nuk e di si ju ka detyruar të bëni marrëveshje të fshehtë me krijesën e inteligjencës se Serbisë”, ka theksuar Quni.

Duke iu referuar shefes së deputetëve të pushtetit Kusari-Lila, ka thënë se nuk mund ta besojë që ajo është përkulur te varri i policit të vrarë në Bansjkë Afrim Bunjaku, duke e ditur se ai është vrarë nga dikush me të cilën ka bërë marrëveshje të fshehtë.

“Përkundër asaj që nuk i kemi prezentë deputetët e LVV-së dhe kabinetin qeveritar do t’u drejtohem në mënyrën nëse virtualisht po e përcjellin këtë seancë. Nuk mund të imagjinoj se si një deputet te varri i heroit Afrim Bunjaku përkulet, vendos lule e përlotet duke e ditur se ai është i vrarë nga njeriu me të cilin t’i kohë më parë ke bërë marrëveshje të fshehtë”, është shprehur Quni.

Shpërndaje në: