Abdixhiku, Alexander Kasanof: Jemi të shqetësuar për raportet e Qeverisë me SHBA
Kryetari i LDK`së Lumir Abdixhiku ka takuar zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.
Kreu i LDK`së ka njoftuar se në takim ka shprehehur shqetësimet për raportet e Qeverisë së Kosovës dhe SHBA`ve.
“Kryetari Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë”, ka
shkruari ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Sot, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dy vendet.
Kryetari Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë.
Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi z. Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik “Rruga e re”. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën.