Një i vdekur si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë
Një burrë ka vdekur në Pejë, pas shpërthimit të një cisterne, në afërsi të një pompe.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.
Ndryshe, më herët, Policia e konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Tahir Zemaj”.