Zhegrova lë pas Vinicius Jr, i prin listës së driblimeve në Ligën e Kampionëve
Edon Zhegrova po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Ylli kosovar, përveç Ligue 1, futbollin e tij të jashtëzakonshëm po e zhvillon edhe në një nivel më të lartë.
Ai po tregohet i pandalshëm edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku nuk ka kundërshtar të dobët.
Zhegrova e “trishtoi” mbrojtjen e Real Madridin në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve, në ndeshjen që e fitoi Lille 1-0.
E, pas dy xhirosh në elitën e futbollit europian, Zhegrova prin në një statistikë.
Ai është lojtari me më së shumti driblime të kompletuara, duke lënë pas emra të mëdhenj, si Vinicius Jr, Xavi Simons e Jeremy Doku.
“Luani” i Kosovës ka kompletuar 17 driblime përgjatë 180 minutave futboll në Europë.
Edon Zhegrova është i ftuar te Kosova për dy ndeshjet e tetorit, që “Dardanët” i luajnë ndaj Lituanisë më 12 tetor dhe ndaj Qipros më 15 tetor.