Audio-incizimi Kusari-Radojçiq, flet Limaj: Nuk do të kisha shku në Parlament

Audio-incizimi Kusari-Radojçiq, flet Limaj: Nuk do të kisha shku në Parlament

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se opozita e ka humbur hapin teksa është pyetur për reagimin ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Limaj tha se po të ishte pjesë e Parlamentit nuk do të shkonte në Kuvend e as nuk do të komunikonte me Mimoza Kusari-Lilën.

Por, ai tha se kjo është dashur të bëhej vitin e kaluar, kur u publikuan audio-incizimet e para.

“Nuk do të kisha shku në Parlament, e as me komuniku me një shefe grupit parlamentar. E kisha diskomuniku. Para 1 viti ka dashur me bë këtë gjë”, ka thënë Limaj.

Shpërndaje në: