Krasniqi: Në marshin për krerët e UÇK-së e ftova Konjufcën të mbaj fjalë, s’mundi
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur në lidhje me marshin “Liria ka emër” i cili ishte mbajtur duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Kryetari i PDK-së ka thënë se ai ishte marshi më i madh i mbajtur në Kosovën e pasluftës.
Krasniqi ka treguar se e kishte ftuar Kryetari e Kuvendit Glauk Konjufca të mbaj një fjalë rasti atë ditë.
“E pata ftuar Kryetarin e Kuvendit, z.Konjufca që të mbaj fjalë. Bile ishte i paraparë ta mbaj fjalën e fundit. Por s’mundi të vijë. Unë besoj që për shkaqe objektive. Por, kështu ka qenë” – është shprehur ai.