Dënohen katër shqiptarë në Britani – iu kapën 2.3 tonë kokainë në vlerë 218 milionë euro
Pesë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar janë dënuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi kontrabanduan 2.3 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane nga Amerika e Jugut.
Të arrestuarit janë Petko Zhutev, 39 vjeç nga Bullgaria, dhe shqiptarët Gjergj Diko, 33 vjeç, Bruno Kuci, 33 vjeç, Olsi Ebeja, 40 vjeç, dhe Erik Muci, 44 vjeç.
Ata u hetuan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar dhe u arrestuan nga policia në një pronë industriale në Tottenham, Londra veriore, në shkurt 2021, pasi morën në dorëzim 41 ngarkesa bananesh, të cilat përmbanin sasi të mëdha kokainë.
Droga ishte e shënuar me vula të ndryshme, që korrespondonin me grupe të ndryshme krimi të organizuar që synonin shpërndarjen e saj në rrugët e Londrës dhe në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Ky operacion konsiderohet një nga kapjet më të mëdha të këtij lloji në historinë britanike, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve (NCA).
Petko Zhutev u bë drejtor i një kompanie ushqimore në dhjetor 2020, një firmë që dikur ishte legjitime, por që e përdori më pas si “bazë droge”.
Erik Muci, një nga organizatorët kryesorë të operacionit, ishte përgjegjës për kontrollin e importit dhe furnizimin e vazhdueshëm të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, siç zbuluan hetuesit përmes pajisjeve celulare të grupit.
Ky rast nënvizon seriozitetin dhe përmasën e rritjes së aktivitetit të krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Portsmouth,njofton Telegrafi.