Afera Kusari-Radojçiq, Quni: Njollë që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë

Afera Kusari-Radojçiq, Quni: Njollë që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë

Përgjimet e bisedave në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe eksponentëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe terroristin Millan Radoiçiq, u komentuan nga deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Quni u shfaq tejet kritik ndaj këtij veprimi, ku tha se “po të paralajmëronte dikush se do të ndodhte diçka e tillë, do t’i thoja a mos ke shikuar ndonjë film të Holywoodit”.

“Diçka e papranueshme”, tha ai për DPT te Fidan në Klan Kosova.

“Është një njollë shumë e madhe që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë, në legjislacionin tonë”, theksoi ai.

Shpërndaje në: