Audio-incizimi Kusari – Radoiçiq, Hamiti: Bashkëpunimi me kriminelë është i dënueshëm
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritiken ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilës dje i është publikuar një pjesë tjetër e bisedës më kriminelin serb Milan Radoiçiq.
Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi me kriminel është i dënueshëm.
“Bashkëpunimi me kriminelë është i dënueshëm”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.