Lladrovci: Jam buldozer, kush më del përpara, e marr me veti

Lladrovci: Jam buldozer, kush më del përpara, e marr me veti

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë detaje për mbledhjen e Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, e cila të enjten u përcoll me tensione.

Ai fillimisht ka treguar se si filloi përleshja:

“Mbledhja ka fillu me rendin e ditës, është votuar, sigurisht që ka pasë edhe propozime nga delegatë, këtë rast nga kryetarët e komunave të VV-së për ndërrimin e anëtarit të bordit të Asociacionit, dhe kanë qenë dy pika që nuk janë kuptu fare për çka e ka fjalën

Sigurisht, që ata pasi u votua rendi i ditës me shumicën e votave të delegatëve të Asociaiconit, filluan me i pengu punimet e Asociacionit, duke kërkuar që të vijnë edhe mediat, se nuk ka transparencë dhe duke thënë që ne kur mbajmë takime me kryeministrin, me kryetarët e komunave, ne jemi vet prezentë si mediume, aq demokraci ai fjalimin e vet e mban, edhe mbajnë fjalim ministrat e tij, e mban ose jo një fjalim kryesuesi i Asociacionit dhe i nxjerr mediat jashtë. Për çfarë demokracie e transparence po flasim. Nuk e di a i ka thirrë Asociacioni mediat sot ose jo, por mediat kanë qenë të fokusuara në Kuvend për shkak të incizimeve me Radojiçiq dhe për shkak të ngjarjeve që Kusari i ka klasifiku dikur sikur PDK-ja i ka ftu deputetët e VV-së për t’ia prish imazhin e vendimeve të VV-së”.

Sipas Lladrovcit, e gjithë kjo ka ndodhur për ta vendosur në lajthitje Kuvendin.

“Kjo ka qenë për ta qitë në lajthitje Kuvendin, dhe për ta ndërru një gjë që e ka bërë tashmë VV-ja, shpifjen, mashtrimin, rrenën, mospunës, korrupsionit dhe ato që po i shihni çdo ditë në Kosovë”.

Lladrovci është pyetur nëse e ka shtyer fizikisht kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, gjë të cilën e mohoi.

“Unë shpeshherë thom që jam buldozer dhe kush më del përpara, e marrë mas veti, por nuk është e vërtetë që kam shty, unë kam kërku prej tyre, nëse ata kanë të drejtë me dalë më pengu zhvillimin e punimeve, edhe na kemi të drejtë me thënë lëshona ta mbajmë kuvendin, se na i kemi lanë punët tona për me shku me mbajtë Kuvendin e Asociacionit.” – tha ai

Shpërndaje në: