Kurti emëron edhe një zëvendësministër në fund të mandatit: Vukmirovic në vend të Radomiroviq
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i ka uruar atij suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmirovic, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Ky emërim erdhi pasi Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim është shkarkuar nga kjo pozitë, më shumë se një vit pasi u emërua nga kryeministri Albin Kurti.