Tahiri për aferën Kusari-Radojçiq: Ky koordinim është një thikë pas shpine ndaj demokracisë së Kosovës
Deputeti nga radhët e AAK’së Besnik Tahiri ka reaguar pas përgjimeve që i’u zbuluan Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin serb Milan Radojçiq, shkruan Periskopi.
Tahiri koordinimin e shefes së grupit parlamentar të VV’së me Radojçiq, e ka cilësuar si thikë pas shpine ndaj demokracisë Kosovës.
“..Ne duhet ta dimë dhe ta kemi transparencën në këtë kuvend, se ky koordinim a është një thikë pas shpine ndaj demokracisë së Kosovës. Që nga nisja e kësaj legjislature, na është thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe, nuk ka asnjë marrëveshje me ta. Përgjimet vërtetojnë se ka ndodhur një marrëveshje e thellë dhe në thelb kundër disa vlerave që lidhen me të mirën publike, të mirën e qytetarëve të Kosovës…”- ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë: