Tensione mes PDK dhe VV në mbledhjen e kryetarëve të Komunave

Tensione mes PDK dhe VV në mbledhjen e kryetarëve të Komunave

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të Komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së.

Në videon e publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, duke pretenduar se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.

Shpërndaje në: