Gashi i LDK-së: Koordinimi me terrorist është koordinim për tradhti kombëtare

Gashi i LDK-së: Koordinimi me terrorist është koordinim për tradhti kombëtare

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.

Sipas Gashit, Kusari-Lila akuzoi të gjithë.

Tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi tha se është tmerri i demokracisë në Kosovë.

“Ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën VV-ja e ka ndërtu si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen”. tha Gashi në Kuvend.

Ai shtoi se ”koordinimi me terrorist është koordinim për tradhti kombëtare.”

Shpërndaje në: