Tahiri: Kusari të kërkoj falje, ose nuk do të votojmë asnjë ligj në Kuvend
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme ka kërkuar që shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila të kërkoj ndjesë për bisedën e saj me terroristin serb, Milan Radojiçiq.
Tahiri tha se në rast se Kusari-Lila nuk kërkon falje, atëherë nuk do të marrin pjesë në votime të ligjeve.