Arrestohet një i dyshuar për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.
Sipas Policisë, personi i arrestuar me inicialet B.M., 34-vjeçar, ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.
Lidhur me rastin, bëhet e ditur se policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: 161 mijë e 485 euro, 2 mijë e 200 franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollar amerikan, 80 mijë e 850 denar maqedonas, 696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje), 250 kilogram fasule (pa prejardhje), një pushkë e gjatë, një revole, një veturë dhe një telefon.
Ndaj të dyshuarit thuhet se është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh