“Gjyqtari, juria dhe ekzekutuesi”, protestuesit me parulla dhe fishkëllima kërkojnë lirimin e politikanit serb në veri

“Gjyqtari, juria dhe ekzekutuesi”, protestuesit me parulla dhe fishkëllima kërkojnë lirimin e politikanit serb në veri

“Gjyqtari, juria dhe ekzekutuesi” është një nga parullat që protestuesit serbë po mbajnë në protestën para stacionit policor në veri të Mitrovicës, e në të cilën parullë është edhe fotografia e kryeministrit Albin Kurti. Ata po ashtu po mbajnë parullat “A është BE e shqetësuar” dhe “Bravo Eulex, ti i ke mësuar shumë mirë këta”.

Protestuesit serbë me parulla në duar dhe me fishkëllima janë duke kërkuar lirimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili është arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ata kërkojnë lirimin nga paraburgimi të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Ndërkaq, protesta është organizuar nga Partia Demokratike Serbe dhe është paralajmëruar të filloj nga ora 10:00.

Ndryshe, udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq dhe një person tjetër ditë më parë ishin arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Shpërndaje në: