“Albin Kurti është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së”, Kimete Berisha me akuza të ashpëra

“Albin Kurti është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së”, Kimete Berisha me akuza të ashpëra

Opinionistja Kimete Berisha, ka komentuar përgjimin e ri të publikuar mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq që dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe.

Berisha ka pretenduar se Kusari-Lila ka folur me Radoiçiqin në emër të kryeministrit Albin Kurti.

Madje, ajo ka bërë një akuzë të ashpër, duke thënë se Kurti është bërë bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

– Edhe nëse biseda mes Mimozës dhe Radojçiqit do të ishte ‘e montuar’ siç po gënjen pushteti, e vërteta që Vetëvendosja ka votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së është fakt.

“6. E, a ua ka bërë mirë!

Po more.

– Vet fakti që veteranët heshtin, domethënë pajtohen me nënçmimin.

– Ai që nuk e duron nënçmimin, nuk e duron!

– Nëse Bacës R. dhe patriotëve të tjerë nuk u duket ‘e keqe’ kjo vepër antishqiptare e qeverisë Kurti, pasi që nuk e kanë lëçitur Albin Kurtin, edhe pasi që është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së së gjallë e të vdekur” – ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: