Policia gjen armë e municion në shtëpinë e një personi në Zveçan

Policia gjen armë e municion në shtëpinë e një personi në Zveçan

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Zveçan, pasi të njëjtit iu gjeten armë e municion në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit, në Zveçan.

Sipas njoftimit të policisë, tek i dyshuari janë gjetur tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një jakne ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të Policisë.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Shpërndaje në: