Ish-kryeinspektori i AKI-së: Mimoza ka kryer vepër penale të spiunazhit

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Mimoza ka kryer vepër penale të spiunazhit

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani duke folur për audio-incizimet e shefes së GP të Vetëvendosjses, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Milan Radojçiq, thënë se deputetja ka kryer veprën penale të spiunazhit, shkruan Periskopi.

Ramadani në emisionin Pressing ka sqarur se pse cilësohet vepër spiunazhi.

“Këtu ka vepër të qartë penale. Besoj që në totalin e kësaj cka po del kohë pas kohe dhe pak nga pak, bëhet fjalë për vepër penale të spiunazhit. Spiunazhi nuk është vetëm dhënie e informacionit, por është bashkëveprim me qëllim të dobësimit të shtetit në raport me shtetin armiqësor duke synu arritjen e qëllimit që ka ai shtet tjetër.

Në këtë lidhet informacioni sepse bëhet fjalë për momentet e votimit, nevojën për vota. Pra kur flet për vota, për ligj ose gjykatës kushtetues i tregon sa vota i ki dhe sa po të duhen sepse ndryshe nuk është informacion sekret patjetër por është informacion vendimmarrës”, thotë Ramadani.

Ish-kryeinspektori i AKI-së shton se Kusari në konferencën për media të mbajtur pas publikimit të parë të bisedë së saj me Radojçiq, thotë se ka manipuluar me të vërtetën dhe sipas tij, kjo është bërë me qëllim “që protesta e veteranëve me shku në trazirë.”

E dyta, qëllimi përtej kësaj dhe nëse e lidh me konferencën për media që e ka pas zonja Kusari në ditën për votimin e ligjit për paga, në përjashtim të veteranëve, ajo del para mediave dhe thotë s’kemi komuniku me Listën Serbe, asnjë kërkesë dhe asnjë komunikim. PDK-ja e ka sjellë Listën Serbe me votu bashkë me neve që na me dalë keq para veteranëve dhe popullit, këtu ka shpërqendrim ,shtrembërim të të vërtetës, ka fake news, ka manipulim, dezinformim dhe ka një qëllim në bindjen time që protesta e veteranëve me shku në trazirë”, tha Ramadani në Pressing.

Shpërndaje në: