Arifi për përgjimin Kusari-Radoiçiq: Gajret burra, jeni zënë me “pelë për dore”

Arifi për përgjimin Kusari-Radoiçiq: Gajret burra, jeni zënë me “pelë për dore”

Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Vetëvendosja është zënë me “pelë për dore” pas publikimit të bisedës mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit, të publikuar nga Paparaci.

Sipas Arifit, kur flasin përfaqësuesit e VV-së për drejtësi e padrejtësi, ata shfaqen aq të pasionuar sa që, për ata që nuk i njohin, krijojnë përshtypjen se njerëz më parimorë nuk ka.

Arifi ka folur edhe për gazetarin Vehbi Kajtazi, duke thënë se në kohën e “Prontos” konsiderohej hero për VV-në, ndërsa tani kërcënohet me jetë.

“Kur flasin përfaqësuesit e VV-së për drejtësi e padrejtësi, ata shfaqen aq të pasionuar sa që, për ata që nuk i njohin, krijojnë përshtypjen se njerëz më parimorë nuk ka.
Vehbi Kajtazi është gazetar që, në dijeninë time, nuk ka qenë anëtar i asnjë partie. Vehbiu, para shumë vitesh, publikoi përgjimin e asaj që quhet “pronto”, ku të ekspozuarit ishin krerët e PDK-së. Atëherë, Vehbiu konsiderohej hero për VV-në. Tani, kur publikon një incizim që implikon drejtpërdrejt Albinin dhe lidhjen e tij me Radojçiçin, kërcënohet me jetë nga “parimorët” e VV-së, madje incizimin e quajnë luftë hibride dhe montazh.
Gajret burra, s’është as luftë hibride, as montazh. Keni pasur dëshirë të rregulloni punë kundër veteranëve të UÇK-së me Radojçiçin, por jeni zënë me pelë për dore. Ruaje Zot, Kosovën nga drejtësia e VV-së!”, thuhet në reagimin e Arifit në Facebook.

Shpërndaje në: