E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja e QKMF-së në Viti
Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Leonora Kurti është ndarë nga jeta sot.
Lajmin e hidhur e ka dhënë drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.
Postimi i plotë:
Leonora, na lëndove të gjithëve sot!
Sapo mora lajmin e dhimbshëm që Leonora, infermierja jonë në QKMF Viti paska ndërru jetë.
Leonora, njeriu që aq shumë e ka dashtë jetën dhe me pozitivitetin e saj na ka mësu shpeshherë se si të pérballemi me sfidat, njeriu që na ka emocionu gjithmonë, sot na paska lënë.
Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe..
Do të na mungosh të gjithë stafit të QKMF.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!