Elshani konfirmon arrestimin e serbit në Zveçan, pamje të armatimit dhe uniformës që iu gjet
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi në veri pas bastisjes që është kryr në shtëpinë e tij në fshatin Matice në Komunën e Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë me dije për Reporteri.net se në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur tri armë të gjata e municione.
Përveç armëve, atij i është gjetur edhe një uniformë e ushtrisë serbe.
Ngjarja ka ndodhur sot pas mesditës.