Qytetarët e kryqëzojnë Kusari-Lilen me komente për bisedat me Radojçiqin – Ajo i bllokon në Facebook
Shefja e grupit parlamentar të VV’së Mimoza Kusari-Lila, është ‘masakruar’ me komente nga qytetarët pasi i’u publikuan bisedat me kryekriminelin serb, Milan Radojçiq, shkruan Periskopi.
Në këto biseda ajo po koordinohej me Radojçiqin për veprimet në kuvend me Listën Serbe, për projektligjin për pagën minimale dhe gjykatën Kushtetuese.
Kusari-Lila reagoi duke u munduar të arsyetohet se po zhvillohet “luftë hibride” ndaj saj, por komentuesit i reaguan me fjalë nga më të ndryshmet duke i kërkuar dorëheqje, “marre, dorëhiqu…”
Menjëherë pas këtyre komenteve shefja e deputetëve të VV’së ka bllokuar komentet në Facebook./Periskopi