Bisedat me Radojçiqin, shefja e VV’së e shpërndanë postimin e Kusarit: Çdo ditë një sulm
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës pasi i doli të mërkurën përgjimi me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
“Çdo ditë një sulm, Ndaj çdo ditë një motiv shtesë për më shumë punë”, ka shkruar Mihali në ‘Facebook’ duke shpërndarë reagimin e Kusarit.
Shefja e GP’së së VV’së ka pretenduar se audio-incizimi është i montuar me “sound bites”.
Ky audio-përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës shpreh përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me kryeterroristin në rastin e Banjskës.