Klinaku: Qeveria Kurti ka qenë e koordinuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radojçiq kundër veteranëve

Klinaku: Qeveria Kurti ka qenë e koordinuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radojçiq kundër veteranëve

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin Millan Radojçiq, shkruan Periskopi.

Klinaku tha se pushteti është kooordinuar me Listën serbe dhe Millan Radojçiqin kundër veteranëve.

“Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”, ka shkruar Klinaku.

 

Postimi i plotë:

Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën.
Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve.

Shpërndaje në: