Rasti i Banjskës, Koci: Mbetet në dorën e Prokurorit se a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet aktakuza aktuale
Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarëve për sulimin terrorist në Banjska.
Pas përfundimit të seancës u deklarua edhe avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci.
Koci, tha se ka informacione që, përveç 42 të akuzuarve, edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e Prokurorit. Hetimet për këtë rast, në mënyrë të vrullshme dhe intensive, po vazhdojnë”, u shpreh ai.
Koci shtoi se i mbetet në dorën e Prokurorit të rastit se a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet aktakuza aktuale.