Zv/ministri i Qeverisë Kurti në gjendje të dehur e goditi me veturë zyrtare motoçiklistin 15-vjeçar

Zv/ministri i Qeverisë Kurti në gjendje të dehur e goditi me veturë zyrtare motoçiklistin 15-vjeçar

Detaje të reja janë bërë të ditura për aksidentin ku u përfshi zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Reporteri raporton se zv/ministri ka qenë me veturë zyrtare në gjendje të dehur. E ka goditur një motoçiklist 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Gjakovës.

Pas rastit, zëvendësministrit Tafarshiku i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv. Ai ka rezultuar se kishte konsumuar 2.30 % promil alkool.

 

Shpërndaje në: