Erdogan viziton Serbinë më 10 dhe 11 tetor

Erdogan viziton Serbinë më 10 dhe 11 tetor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë gjatë javës një vizitë zyrtare në Serbi, ka njoftuar kabineti i Presidentit të Serbisë të mërkurën, por duke mos dhënë detaje shtesë rreth vizitës. Ai do të qëndrojë më 10 dhe 11 tetor në Beograd.

Erdogan ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 22 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku përveç raporteve dypalëshe dhe çështjeve globale, kanë diskutuar edhe për stabilitetin rajonal, posaçërisht rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar këtë proces “thelbësor” për ruajtjen e paqes në Ballkanit Perëndimor, në bazë të një komunikate të lëshuar për shtyp nga presidenca turke pas takimit.

Turqia ka shprehur disa herë gatishmërinë të kontribuojë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili aktualisht është nën patronazhin e Bashkimit Evropian (BE). Në përgjithësi, procesi është karakterizuar nga tensionet midis dy fqinjëve, posaçërisht rreth veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Shpërndaje në: