Rritja e pensioneve 20%, Haradinaj: Kurti i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore

Rritja e pensioneve 20%, Haradinaj: Kurti i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cilësoi këtë rritjen e pensioneve prej 20 për qind nga Qeveria thjesht si “lëmoshë”, duke shprehur zhgënjimin për atë që ai e konsideron si mbështetje joadekuate për pensionistët.

“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Haradinaj ka theksuar edhe angazhimet zgjedhore të partisë së tij, duke premtuar rritje të pensioneve prej 90 për qind nëse ata vijnë në pushtet.

Shpërndaje në: