Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten nga “sfida” e Tik Tok-ut
Telegrafi raporton se tashmë ka shkuar në 13 numri i vajzave që dyshohet se e kanë lënduar veten në Gjakovë, si pasojë e një “sfide” në Tik Tok.
Këto raste përfshijnë nxëneset e klasave të mesme të ulëta.
“Janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore” – zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Miranda Kumnova – Baçi, e cila e ka konfirmuar se tashmë janë 13 raste të vajzave që kanë lënduar veten.
“Sot masi u kam thanë drejtorëve [të shkollave] që me hy në kontrolla në krejt klasat, d.m.th. në ora 16:00 e kam marrë prej Policisë një numër deri në 13 [raste]… Të konfirmuara janë 13 raste” , ka thënë Kumnova-Baçi.