Aksioni në MMPHI, Abrashi si Mefi: Sa më shumë filma nga Prokuroria, dijeni që jemi në rrugë të drejtë
Deputeti i pushtetit, i mllefosur me arrestimin e zëvendës sekretarit Izedin Bytyqi në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që drejtohet nga Liburn Aliu, dhe një sërë arrestimesh tjera gjatë Qeverisë Kurti, reagoi në Facebook-un e tij duke i quajtu “filma” veprimet e organëve të drejtësisë.
Madje, sipas deputetit, kjo nënkupton se pushteti aktual është “në rrugë të drejtë e të mbarë.”
Postimi i plotë:
Disa me i pas toleru në veri, e disa me i pas amnistu në Prishtinë, më besoni që asnjë film prej Prokurorisë nuk e kishit pa. Kështu që sa më shumë filma të tyre dijeni që jemi në rrugë të drejtë e të mbarë.