Emisari i ShBA-së Alexander Kasanof viziton Kosovën këtë javë

Emisari i ShBA-së Alexander Kasanof viziton Kosovën këtë javë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.

Një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, ka konfirmuar vizitën e tij për Klan Kosovë.

Sipas raportimit, emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë.

Ai gjithashtu pritet të takojë liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Shpërndaje në: