Valon Syla për PSD’në: S’po merrkan pjesë në zgjedhje, s’e kanë pasë përnime
Gazetari Valon Syla ka folur për mundësinë e moskandidimit të PSD’së në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.
Syla tregoi se PSD-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, përkundër mbështetjes së madhe që e ka marrë në media dhe në debatet televizive.
“Mediat e kanë mbështetur shumë PSD-në dhe kanë qenë gati se në çdo debat, apo shumë më shumë se partitë e tjera opozitare dhe mas gjithë kësaj me gjasë paskan mos me marrë pjesë në zgjedhje”, tha Valon Syla për Gazeta Metro.
Sipas tij, kjo gjë tregon që PSD-ja nuk e ka pasur seriozisht as në debate dhe as në zgjedhjet që mbahen vitin tjetër.
“Kjo në esencë tregon se nuk e kanë pasë përnime as në debate e as tash që s’do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, përfundoi Syla.
Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka njoftuar para pak çastesh se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.