Maqedonci mohon të ketë kontratë të klasifikuar për ushqimin e ushtarëve të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke raporutar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shkruan Periskopi.
Maqedonci u pyet nga kryetari i komisionit Bekë Berisha se a ka pasur kontratë të klasifikuar për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.
Maqedonci, mohoi të ketë kontratë të klasifikuar.
‘’Nuk ka pas kontratë të klasifikuar për këtë cështje. Qysh merren vendimet për të klasifikuar një kontratë lidhet me një rregullore dhe komision që e bën vlerësimin’’.
Maqedonci kërkoi që për çështjen e ushqimit të diskutohet në komision me dyer të mbyllura.