Tubimi i VV’së pa simbole të Kosovës, Hamiti: Po e përbuzin shtetin për të cilin ka luftuar populli

Tubimi i VV’së pa simbole të Kosovës, Hamiti: Po e përbuzin shtetin për të cilin ka luftuar populli

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar faktin se në organizimin partiak të Lëvizjes Vetëvendosje vikendin që shkoi nuk ka pasur simbole shtetërore.

Hamiti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës.

“Qeveria e Vetëvendosjes e do pushtetin – e ka dhe po e keqpërdor me të madhe, duke bërë korrupsion masiv – por jo shtetin e Kosovës, që e përbuz. Nuk i do simbolet shtetërore të Kosovës VV-ja e Albin Kurtit. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti.

Ai tutje tha se me më 9 shkurt qytetarët do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre.

“Populli i Kosovës ka luftuar për shtetin e vet të pavarur. S’duhet të lejojë ta përbuzë askush, aq më pak partia në pushtet. Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre të dashur”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: