PDK-ja pjesë e Kongresit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, zgjidhet kryetari i ri
Kreu i Partisë Demoktratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ishte pjesë e Kongresit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku PDK-ja është anëtare me të drejta të plota.
Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës këtë fundjavë ka zgjedhur edhe kryetaren e re dhe gjashtë Nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm, ku për kryetare është votuar eurodeputetja gjermane Svenja Hahn.
“Këtë fundjavë, në Lisbonë të Portugalisë, zhvilloi punimet Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota. Me një pjesëmarrje të madhe të partive anëtare nga e gjithë Evropa, zgjodhëm edhe Kryetaren e re dhe gjashtë Nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtoj mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjërë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë. Së bashku me partitë anëtare të ALDE-s në tërë kontinentin evropian, ne po e përkthejmë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë, ekonomi dhe në të gjitha fushat e tjera të shoqërive tona – në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.