Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it kanë kryer këtë të hënë disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, ka njoftuar misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë realizuar pika kontrolli të automjeteve brenda komunës së Leposaviqit. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë,” thuhet në deklaratën e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të lirë për lëvizje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky mision kryhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë, përkatësisht.

Shpërndaje në: