Rritja e pensioneve para zgjedhjeve, OVL UÇK: Kurti e bëri për vota, qytetarët ta ndëshkojnë më 9 shkurt

Rritja e pensioneve para zgjedhjeve, OVL UÇK: Kurti e bëri për vota, qytetarët ta ndëshkojnë më 9 shkurt

Faton Klinaku nga OVL UCK, ka reguar ashpër ndaj, Albin Kurtit, pasi ky i fundit premtoi rritje pensionesh për 20 për qind nga janari i 2025 për kategoritë e luftës.

Klinaku në një prononcim për Periskopin ka thënë se ky veprim i Kurtit në këtë kohë po bëhet për të blerë vota në fund të mandatit.

“E para, ky këto veprime i bën veç sa me i ble do vota, kur dihet se është në fund të mandatit. E dyta, pensionistëve ua rriti qysh prej këtij muaji, ndërsa për kategoritë e luftës nga janari i vitit tjetër. Kjo dëshmon edhe njëherë se ky ka qenë dhe është gjithmonë kundër veteranëve”, tha Klinaku për Periskopin.

Tutje, Klinaku thotë se kategoritë e dala nga lufta nuk duhet të mashtrohen nga kjo rritje 20 për qind, por atë duhet ndëshkuar me votë më 9 shkurt.

“Nëse nga 1 janari jetësohet premtimi i Qeverisë, atëherë i bie që pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 34 euro më shumë”, përfundoi Klinaku. /Periskopi/

Fundi i mandatit: Kurti ua rrit pensionet për 20 për qind pensionistëve nga ky muaj, veteranëve nga janari i 2025

Shpërndaje në: