Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila
Masa e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare, raportohet se është ndryshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se për këtë gjë është kompetente Qeveria e Kosovës.
“Besoj që organi kompetent për këtë është Qeveria, nuk kisha dasht të komentoj më tutje”, tha ajo
Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.